Policia e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar gjashtë armë dhe municione, dhe janë arrestuar tre të dyshuarit që kanosën dy kalimtar në në fshatin Pouskë të Prizrenit, të hënën e 16 janarit.
“Nga të njëjtit janë konfiskuar 6 armë dhe një sasi e municionit. Konkretisht me date 16.01.2023 në ora 00:10, dy viktimat raportojn se me date 15.01.2023 , rreth orës 23:10 ishin kanosur me arme derisa ishin duke lëvizur se bashku me veturën e tyre”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të dëmtuarit ishin kanosur në rrugën e fshatit Pouskë – Prizren.
“Sipas deklaratës se dëmtuarve, atyre u kishin dal para tre persona të dyshuar, të veshur me uniforma ushtarake, të armatosur dhe nuk kishin lejuar që të vazhdonin rrugën tutje duke i kthyer pas”, thuhet në njoftim.
“Në lidhje me këto informacione të pranuara me datën 16.01.2023 në ora 09:30, hetuesit e Stacionit policor Prizren kane filluar hetime preliminare në drejtim të ndriçimit të rrethanave të rastit. Pas një pune hetimore intensive në lidhje me rastin në fjale, është arrit të sigurohet informacion i vlefshëm , në drejtim të identifikimit të një prej dyshuarve që dyshohet ka kryer këtë vepër”.
Mes tjerash njoftohet se fillimisht një i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Prizren, ku pas ballafaqimit me informacionin dhe dëshmitë e siguruara, ka pranuar që së bashku me dy dyshuarit tjerë e kanë kryer veprën penale.
“Është informuar prokurori kujdestar, departamenti për krime të renda , i cili ka dhënë urdhër verbal për bastisjen e shtëpive të tre të dyshuarve, me qëllim të gjetjes së dëshmive të tjera , që lidhen me rastin në fjalë”, vijon njoftimi.
Tutje njoftohet se gjatë këtyre bastisjeve në fshatin Pouskë, janë gjetur dhe sekuestruar municion, rroba kamuflazh (ushtarake), “si dhe armët e shënuara si me poshtë: 1 (një) pushke automatike AK-47, 1(një) Pushke gjuetie “Magnum” , 1 (një) pistolete “Ëalter CP 88”, 2 (dy) pushke gjuetie 1 (një) pistoletë plastike – shkrepëse, ngjyra e zeze, me mbishkrimin “DESERT EAGLE”.
“Pas bastisjeve të kryera dhe dëshmive të gjetura dhe sekuestruara është informuar prokurori kujdestar për krime të renda, ku ndaj tre të dyshuarve ka udhëzuar që të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Kanosje“ , “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armeve dhe municionit” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Po shtu Policia njoftohen se deklaratat prej të dyshuarve janë marrë në prezencën e avokateve të angazhuar nga të dyshuarit, dhe se prokurori ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarve për 48 orë.