Aplikimi i Kosovës në KiE, deputeti gjerman: Ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka thënë se ani pse ka tetë muaj që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE, megjithatë ende nuk është bërë asgjë. Prandaj, ai i ka dërguar letër Komitetit të Ministrave

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka njoftuar se i ka shkruar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, lidhur më aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Me anë të një postimi në Twitter, Abraham ka thënë se ndonëse Kosova ka aplikuar për anëtarësim, megjithatë ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Madje, ai ka listuar disa raste kur është vepruar shpejt pas aplikimit të atyre shteteve për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Tetë muaj më parë, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës. Që nga ajo periudhë nuk ndodhi asgjë. Pyeta Komitetin e Ministrave kur ata përfundimisht planifikojnë ta referojnë kërkesën e Kosovës për opinion në Asamblenë Parlamentare?!”, shkruan Abraham.

Agresioni rus në Ukrainë ka prodhuar një dridhje të fortë të rendit botëror, duke i shtyrë kështu shtetet që t’i rimendojnë pozicionet e tyre.

Kosova, si një shtet i ri dhe i vogël, e ka jetike pjesëmarrjen në organizata shumëpalëshe, në mënyrë që të arrijë stabilitet politik në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2022, Kosova filloi të ngarendë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, e një ndër to, ajo në Këshillin e Evropës.

Aplikimin e Kosovës në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e bëri ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, më 12 maj të këtij viti.

Çfarë është Këshilli i Evropës?

E themeluar në vitin 1949, kjo organizatë ka realizuar fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për të drejtat e romëve, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh në Evropë.

Organizata ka 47 shtete anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor prej rreth 500 milionë eurosh.

Për t’u anëtarësuar, Kosovës i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare. Shpresat për pranim janë shtuar pas largimit të Rusisë nga ky mekanizëm.

Këshilli i Evropës u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin, si dhe t’i kryejnë reformat e duhura gjyqësore.

Grupi i saj i ekspertëve për kushtetutë, i njohur si Komisioni i Venecias, ofron këshilla ligjore për shtete të ndryshme në botë.

Si organizatë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje, por ka aftësi të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të arritura nga vendet anëtare për tema të ndryshme.

Dy trupat kyçe të Këshillit janë, Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare.

Për këtë rrugëtim, Kosova kishte marrë mbështetjen edhe të shteteve të fuqishme, SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Finlandës.

Aplikimi i Kosovës në selinë e Këshillit të Evropës

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika