Në moshën 73-vjeçare ka vdekur akademikja Edi Shukriu, të martën.
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK).
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se më 17 janar 2023, ndërroi jetë akademike Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”, thuhet në njoftimin e faqes së ASHAK.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 18 janar 2023, në orën 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.
Mbledhja komemorative do të mbahet në mjediset e ASHAK-ut në orën 11:00.
Ndërsa, homazhet do të bëhen nga ora 12:00-13:00.