Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë duke u shtuar specialistët të mirëmbajtjes, të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë.
Kështu ka bërë të ditur ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka thënë se po Kosova po vazhdon drejt sukseseve me partnerin strategjik, SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura.
“Në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj, u realizua Kursi për Mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV)”, shkroi Mehaj.
“Vazhdojmë drejt sukseseve të reja me partnerin tonë strategjik, SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura!”, shtoi ai.