Krasniqi e LDK-së: Në diplomaci e politikë të jashtme, Qeveria Kurti ka pasur vetëm regres

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se sa i përket diplomacisë e politikës së jashtme, Qeveria Kurti ka pasur shënuar vetëm regres. Krahas kësaj, ajo ka vlerësuar se shkarkimi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj do duhej të ishte i menjëhershëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka thënë se në çështjen e politikës së jashtme dhe diplomacisë, Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me Kryeministrin, Albin Kurti ka shënuar vetëm regres.

E ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Krasniqi ka thënë se po shënohen dy vjet qëkur Kosova nuk ka pasur njohje të reja ndërkombëtare dhe jo vetëm.

“Po bëhen dy vite kur ne nuk kemi asnjë njohje të re që nga viti kur Avdullah Hoti ka qenë kryeministër, kur është bërë marrëveshja në Washington dhe kemi pasur njohje nga Izraeli. Deri më tash, ne nuk kemi asnjë njohje tjetër dhe asnjë aplikim në organizatat ndërkombëtare. Pra, sa i përket diplomacisë, politikës së jashtme kjo qeveri ka pasur vetëm regres”, ka deklaruar ajo.

Të hënën, Ministri i Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, ka thënë se shteti i tij, Togo, ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës. Ndërkaq, një ditë më vonë ishte Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila deklaroi se çnjohja ka ndodhur në vitin 2019. E këtë dhe jo vetëm, deputetja Krasniqi e cilëson si “dështim”.

‘Dështimi në diplomacinë e jashtme është shqetësues për të gjithë qytetarët dhe të gjitha partitë politike sepse nuk është dështim i vetëm një qeverie por i të gjithë popullit tonë ndërsa në këtë rast ka qenë shqetësuese kur kemi parë se ç’njohja ka ndodhur në vitin 2019 dhe në vend se ministrja e Punëve të Jashtme të del të mirret me njohje, ajo del e tregon se cilin vit ka ndodhur çnjohja”, ka deklaruar Krasniqi.

Lidhur me çështjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, Krasniqi ka thënë se më e pakta që do duhej të ndodhte do duhej të ishte shkarkimi i Berishajt.

“Akti më i vogël do duhej të ishte shkarkimi i ambasadorit Berishaj mirëpo deri tash ne nuk po shohim që po e mbron vetëm ambasadorit por krerët e shtetit janë duke e mbrojtur edhe vetveten se po thuhet që parat të cilat janë tërhjekur “kesh” janë shfrytëzuar për fushatën 2019-2020, fushatën e kësaj qeverisjeje që është tani”, ka deklaruar Krasniqi.

Kjo e fundit ka theksuar se ajo që mbetet më shqetësuesja mbetet fakti që Gërvalla ka shkarkuar 12 ambasadorë të cilët nuk kanë pasur afera korruptive dhe Berishaj ende po e mban.

Sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku paratë e dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Berishaj në zgjedhjet e fundit në Kosovë kishte mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, ku pas fitores së saj, ai është emëruar ambasador në Zagreb.

Çështja e Asociacionit dhe mostransparenca e dialogut Kosovë-Serbi

Deputetja e LDK-së, Krasniqi ka thënë se LDK përkrah një Asociacion të formuar në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës por me një njohje përfundimtare dhe jo bazë.

“Ne si LDK e përkrahim një asociacion që formohet në përputhshmëri me Kushtetutën, gjithmonë duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial mirëpo që si përfundim ta ketë edhe njohjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë se nuk pranojmë të ketë njohje bazë sepse ky proces është i tejzgjatur”, ka deklaruar ajo.

Krahas kësaj, Krasniqi vlerëson se në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, transaperenca ishte e mangët dhe se Kurti nuk kishte raportuar në asnjë seancë lidhur me zhvillimet.

“Nuk ka pasur progres, domethënë vetëm jemi kthyer mbrapa. Në këto dy vite, ne nuk kemi pasur asnjë seancë që Kryeministri të vijë të raportojë para dhe pas çdo takimi sepse ka shkelur edhe një mori rezulotash që janë votuar në Kuvend kur ky ka qenë në Opozitë”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika