Katër persona të arrestuar në Moskë gjatë një përkujtimi për Ukrainën

Në vendin përkujtimor, i cili nuk ishte i autorizuar, ishin vendosur lule dhe lodra, si dhe një fotografi e kompleksit të apartamenteve të shkatërruara, ku humbën jetën të paktën 45 persona

Katër persona u arrestuan nga policia në Moskë, gjatë një përkujtimi spontan për viktimat e një sulmi raketor të 14 janarit në qytetin ukrainas të Dnipros.

Sipas OVD-Info, një grup që monitoron përndjekjen e gazetarëve dhe aktivistëve në Rusi, këta persona u ndaluan teksa po vendosnin lule.

Në vendin përkujtimor, i cili nuk ishte i autorizuar, ishin vendosur lule dhe lodra, si dhe një fotografi e kompleksit të apartamenteve të shkatërruara, ku humbën jetën të paktën 45 persona.

Në mesin e të vdekurve janë gjashtë fëmijë dhe rreth 20 persona janë ende të zhdukur.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, një raketë e tipit Kh-22 nga një bombardues me rreze të gjatë, goditi kompleksin e apartamenteve në Dnipro, duke shkatërruar plotësisht më shumë se 200 vendbanime, shkruan REL.

Sulmi në Dnipro ishte pjesë e një vale të përhapur të sulmeve ruse me raketa që përfshinte qytetet më të mëdha të Ukrainës, Kievin dhe Harkivin.

Kremlini, më 16 janar, mohoi se forcat ruse kishin goditur kompleksin e apartamenteve në Dnipro.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika