Hoti kritikon Kurtin: Thirrja për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, teksa e ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se thirrja për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshiron të nxisë konflikt në Kosovë.

Po ashtu, i pyetur se çfarë synon Kosova me pjesëmarrjen e saj në këtë forum, ai ka thënë se ka të bëjë kryesisht me tërheqjen e investitorëve të rinj në vend.

Lidhur me këtë, deputeti Hoti ka thënë se thirrjet e Kurtit për investitorë dhe paralajmërimet për konflikt “nuk shkojnë bashkë”.

“Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58 milionë e 341 mijë e 19 franga zvicerane, pa asnjë procedurë prokurimi. Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?! Kush po e këshillon kështu?! Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?”, shtoi ai.

Ndryshe, teksa pyetet për kërkesën për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë, shefi i ekzekutivit ka thënë se për këtë kërkesë i takon NATO-s të vendosë.

“Unë mendoj se fakti që ne kemi një fqinj më të madh që nuk na njeh dhe që po bashkëpunon gjithnjë e më shumë me Rusinë duhet të inkurajojë NATO-n të rrisë praninë e saj. Kjo zvogëlon gjasat e konflikteve të ardhshme”.

Ai ka folur edhe për tensionet në veri të Kosovës gjatë fundvitit të kaluar, dhe për tërheqjen e serbëve në veri nga institucionet e Kosovës.

“Situata është për momentin e qetë, policia jonë është prezente. Dhe së fundi u kam bërë një thirrje publike gjithë serbëve në Kosovë që të aplikojnë për punë në shërbimet publike, si shembull në polici. Kjo, pasi, zyrtarët serbë dhanë dorëheqje mes tensioneve në veri. Nuk është qëllimi im të zëvendësojë serbët me shqiptarë! Dua serbët në ato pozita”.

Kurti gjendet në Davos të Zvicrës, i cili ka udhëtuar të hënën për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Kurti: Putini dëshiron të nxisë konflikt, ai është i fiksuar pas Kosovës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika