Shqipëria heq masat anti-Covid për hyrjet në vend

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri, ka vendosur që të heqë kufizimet kundër Covid-19, duke lehtësuar ndjeshëm masat

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri, ka marrë vendim që për hyrjet në territorin shqiptar, të mos kërkohet asnjë dokument për Covidin, duke filluar nga data 1 Maj.

Konkretisht, në Shqipëri është vendos që të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave, por rekomandohet që ato të mbahen në ambiente të mbyllura dhe të paajrosura.

Një tjetër vendim i komitetit është lejimi i muzikës pas orës 23:00 dhe rihapja e klubeve të natës.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e zhvilluar të martën, të transmetuar nga TV Klan, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar se qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sistem imunitar të kompromentuar, mund të kryejnë dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit.

Mira Rakacolli, zëvendës ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri

Rakacolli, po ashtu, ka deklaruar se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vazhdojë të monitorojë situatën, dhe këto masa do të vlerësohen në dinamikë duke u bazuar në nivelin e riskut në vend apo edhe në botë.

Në raportimin 24 orësh të datës 25 prill, në Shqipëri, kanë qenë të regjistruar gjashtë raste të reja me COVID-19, derisa nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar se janë kryer 508 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, dy qytetarë në Durrës, dy në Patos dhe nga një në Lushnje dhe Peqin.

Sa i përket të dhënave të situatës epidemiologjike në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë të ditur se vaksina më e përdorur në Shqipëri është Pfizer, e ndjekur nga Coronavac dhe AstraZeneca.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika