Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti të fëmijëve në periferi të Kievit, ku la të vdekur të paktën 15 persona.
Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ministrit të Punëve të Brendshme në Ukrainë, Denis Monastyrsky, i cili ishte në mesin e 15 personave të vdekur në këtë tragjedi, po ashtu për zëvendësin e tij, Jenin dhe anëtarëve të kabinetit të tij.
“I pikëlluar nga vdekja e ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky, zëvendësit të tij Jenin dhe anëtarëve të kabinetit të tij”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Saddened by the death of 🇺🇦 Internal Affairs Minister Denys Monastyrsky, his deputy Jenin & members of his Cabinet. 🇽🇰 sends its heartfelt condolences to their loved ones, and especially to the families of the children killed.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 18, 2023
Tutje, Kurti ka thënë se “Kosova shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për të dashurit e tyre dhe veçanërisht për familjet e fëmijëve që kanë humbur jetën”.
Ndryshe, deri më tani, 15 persona, duke përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës, Denis Monastyrsky, kanë mbetur të vdekur të mërkurën, kur një helikopter u rrëzua jashtë Kievit në qytetin e Brovary.
Këtë e ka bërë të ditur policia ukrainase pa specifikuar shkakun e rrëzimit, ndërsa shefi i Policisë Kombëtare, Ihor Klymenko, ka thënë se nëntë nga të vdekurit ishin në bordin e avionit, i cili u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese banimi në periferinë lindore të qytetit Brovary.