Nxirret në shitje vepra e fshehur në hambar për ta shpëtuar nga nazistët

Familja e pronarit shet Dance on the Beach, duke ndarë deri në 20 milion £ me pasardhësit e një akademiku hebre, i cili u detyrua ta shiste në 1934

Dance on the Beach u pikturua si një nga 12 panelet për impresarion e teatrit Max Reinhardt. Foto: Sotheby's

Një pikturë e Edvard Munch, bashkë me një version të “The Scream”, e fshehur në një hambar për ta mbajtur larg duarve të ushtarëve gjermanë, do të shitet në ankand dhe të ardhurat do të ndahen me familjen e hebreut që u detyrua ta shiste atë duke ikur nga nazistët.

Vepra monumentale “Dance on the Beach” do të nxirret në ankand nga

“Sotheby’s” në Londër më 1 mars dhe vlerësohet të arrijë të shitet deri në deri 20 milionë funte (22 milionë e 500 mijë euro).

Pak më shumë se katër metra e gjerë, është kompozim enigmatik që paraqet figura vallëzimi dhe dy nga dashuritë më të mëdha të artistit – marrëdhëniet që përfunduan në tragjedi dhe zemërthyerje.

Vepra po shitet nga familja e Thomas Olsen, një pronar anijeje norvegjeze dhe fqinj i Munch, i cili vdiq në vitin 1969.

Atë e kishte blerë në Oslo në vitin 1934, vetëm disa muaj pasi akademiku i shquar gjerman, Curt Glaser, ishte detyruar ta shiste në Berlin.

Të dy burrat kishin qenë miq të ngushtë të artistit, i cili kishte pikturuar portrete të grave të secilit: Henriette Olsen dhe Elsa Glaser.

Vepra monumentale “Dance on the Beach” do të nxirret në ankand nga “Sotheby’s” në Londër më 1 mars dhe vlerësohet të arrijë të shitet deri në deri 20 milionë funte (22 milionë e 500 mijë euro)

Nëpërmjet “Sotheby’s”, pasardhësit e tyre kanë negociuar shitjen e tij të ardhshme duke korrigjuar të paktën një gabim të nazistëve, të cilët në vitet 30’ e përfshinin Munch në mesin e artistëve të ndaluar si “të degjeneruar” .

“Dance on the Beach” ishte pjesë e një kryevepre prej 12 panelesh kryesore të cilat regjisori i teatrit Max Reinhardt i porositi në vitin 1906 për teatrin e tij përparimtar në Berlin.

Munch ka krijuar skena për inskenimet e tij të “Ghosts” të Hendrik Ibsen dhe Hedda Gabler.

Duke krijuar teatrin e tij në raund, Reinhardt i ka kërkuar të pikturonte një punim dekorativ që do ta rrethonte audiencën në një sallë në nivel më të lartë, duke i zhytur ata në atë që artisti e ka quajtur “imazhe nga psikika moderne”.

Kur u rinovua teatri më 1912, punimi dekorativ u nda dhe “Dance on the Beach” u ble nga Glaser, drejtor i Bibliotekës Shtetërore të Artit në Berlin, i cili mes botimeve të tjera shkencore botoi monografinë e parë gjermane mbi Munchin duke mbledhur një art të jashtëzakonshëm.

I persekutuar nga nazistët për prejardhjen e tij hebraike, Glaser kishte humbur punën dhe banesa e tij ishte sekuestruar. Ai shiti koleksionin e tij dhe u arratis në Zvicër, duke marrë rrugë përfundimisht për në Amerikë, ku vdiq në vitin 1943.

Olsen e vendosi “Dance on the Beach” në sallën e klasit të parë të linjës së tij të pasagjerëve “MS Black Watch”, e cila udhëtoi mes Oslos dhe Newcastle për disa muaj gjatë vitit 1939.

Ishte pjesë e koleksionit të tij të jashtëzakonshëm me rreth 30 vepra të Munch. Pasi Britania i shpalli luftë Gjermanisë, ai i fshehu ato në një hambar të largët në pyllin norvegjez.

Ato përfshinin një version të “The Scream”, të cilën “Sothby’s” e shiti në emër të familjes Olsen për një rekord prej 119.9 milionë dollarësh apo 98 milionë funte në vitin 2012. Nga të ardhurat u financua muzeu i Petter Olsen në Ramme në Fjord të Oslos dhe restaurimin e shtëpisë së Munch.

Nënkryetari i “Sotheby’s”, Lucian Simmons, dhe drejtuesi mbarëbotëror i kthimit, tha për “Observer”: “Kjo nuk është thjesht një pikturë e mahnitshme, e cila ka këtë histori të pabesueshme të porositur nga Max Reinhardt, i cili ishte yll në botën e teatrit, por gjithashtu ka historinë e ngjashme të përkatësisë së këtyre dy patronëve të mëdhenj të këtij artisti.”

“Glaser dhe gruaja e tij e parë vizitonin rregullisht Munch-in në Oslo dhe ai u takua me Glaserët kur vizitoi Berlinin në vitet ’20. Pra, nuk ishte vetëm një marrëdhënie e pastër patronazhi.

Po ashtu, Olsenët kanë pasur një shtëpi afër asaj të Munch. Kjo është pamje fenomenale – dhe ka një histori fenomenale”, ka shtuar ai.

Figurat në “Dance on the Beach” mendohet se përfaqësojnë pafajësinë, dashurinë, jetën dhe vdekjen, tema të përsëritura për Much, i cili u përball me më shumë të tilla se tragjedia.

Ai humbi nënën e tij kur ishe pesë vjet dhe motrën e tij 9-vjeçare – të dyja nga tuberkulozi – ndërsa motra e tij e madhe kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në spital psikiatrik. Munch do të pësonte një avari akute në vitin 1908.

Simon Shaw, nënkryetar i “Sotheby’s New York”, ka thënë: “Përkrah imazheve menjëherë të njohura si britma, vampir, Madonna dhe vajzat në urë, përshkrimet e figurave që vallëzonin u bënë motiv kryesor në veprat e artistit nga fundi i viteve 1890 e këndej”.

Ai ka thënë se “Dance on the Beach” kap ndjenjën e “jetës që luhet përpara syve të tij (të Munch) duke përfshirë shumë nga motivet e veprës së tij, si dhe njerëzit që rrënuan kujtesën e artistit.

Në plan të parë, dy nga dashuritë më të mëdha të Munch – Tulla Larsen dhe Millie Thauloë – ndjekin kanavacën.

“E para ishte një çështje turbulente që do të përfundonte që Munch të qëllonte dorën e tij në nxehtësinë e pasionit, dhe e fundit ishte gruaja e kushëririt të tij dhe dashuria e parë e Munch”, ka thënë Shau.

“Dance on the Beach” mëton të ngjallë interes në mbarë botën pasi është e vemja pjesë e ciklit të punimit dekorativ që mbetet në duar private.

Gjithë të tjerët janë në muze. Ajo do të ekspozohet publikisht përpara ankandit në “Sotheby’s” në Londër, nga 22 shkurti deri më 1 mars.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika