Erdogan synon që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në maj

Presidenti turk Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi se synon që të shpallë datën e zgjedhjeve të përgjegjshme për 14 maj. Këto zgjedhje po konsiderohen më të rëndësishmet në gjenerata.

Ky njoftim hap mundësinë që Erdogani të vazhdojë stilin e sundimit islamik për të tretën dekadë ose shteti të kthehet në një drejtim më laik dhe potencialisht më të parashikueshëm.

Erdogan e ka larguar Turqinë nga tradita më laike e vendosur një shekull më parë nga themeluesi i shtetit, Mustafa Kemal Ataturk.

Mbështetësit e tij, siç shkruan REL, kanë thënë se ai u ka dhënë zë të margjinalizuarve dhe ka krijuar një klasë të mesme prosperuese në shtetin prej 85 milionë banorësh.

Por, kundërshtarët e tij kanë thënë se në dekadën e dytë në pushtet të Erdoganit, ai ka shfaqur edhe një qëndrim autoritar.

Zgjedhjet e reja në Turqi do të mbahen teksa shumica e mediave janë nën ndikimin e Qeverisë dhe mijëra aktivistë dhe politikanë – shumica prej tyre kurdë – gjenden në burg.

Shumica e analistëve kanë thënë se është e vështirë të dihet se kush do t’i fitojë zgjedhjet.

Opozita laike në Turqi hyn në fushatën zgjedhore e ndarë për të gjitha çështjet, që nga politikat e deri te strategjia. Po ashtu, opozita nuk është pajuar që të vendosë një kandidatë të vetëm për të sfiduar Erdoganin.

Paraprakisht, zgjedhjet e përgjithshme në Turqi ishin paraparë që të mbaheshin më 18 qershor.

Megjithatë, aleatët e Erdoganit për javë të tëra kanë lënë të kuptohet se presidenti mund të shpallë një datë më të hershme për zgjedhjet për shkak të festave fetare dhe testeve shkollore.

Të mërkurën, gjatë fjalimit para partisë së tij, ai kujtoi 14 majin e vitit 1950, kur shteti kishte mbajtur zgjedhjet e para të lira. Ato zgjedhje ishin fituar nga Adnan Menderes.

Erdogan do të marrë pjesë në këto zgjedhje teksa mbështetja për të ka rënë pas krizës ekonomike, e cila bëri që inflacioni të arrinte në 85 për qind vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika