Hoxha: Kurti polarizon me PDK-në e AAK-në më shumë se me LDK-në

Analisti Ylli Hoxha në emisionin Debat Plus ka ngritur kritikat e tij për qeveritë e kaluara pasi deputeti Kujtim Shala ka ngritur ato të tij për qeverinë Kurti. Sipas Hoxhës, qeveritë e kaluara kanë pasur ngërçe politike, e të cilat qeveria e Kurtit nuk është e interesuar t’i vazhdojë

Ylli Hoxha, analist i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini

Analisti Ylli Hoxha, në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zakonisht në qeverisjen e tij polarizon me partitë si Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e më pak me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ndërsa, iu drejtua deputetit nga radhët e LDK-së Kujtim Shala, se kjo është shenjë interesante që duhet lexuar më ndryshe, e një mëndim i tillë i Hoxhës erdhi pas kritikave që Shala pati për qeverinë Kurti.

“Pajtohem që strategjia që ka ndjekë LDK-ja ka qenë e duhur në mosdhënien e mundësisë për polarizim të skejshëm i cili shkon në favor të LVV-së, sepse e tillë është ndërtuar prej fillimit LVV-ja. Mirëpo edhe kur ndërton polarizim Kurti, zakonisht polarizimin e bën me eksponentë më shumë të PDK-së e të AAK-së sesa me të LDK-së, kjo është një shenjë interesant që duhet ta lexoni më ndryshe”, ka deklaruar Hoxha.

Por, sipas Hoxhës propozimet e LDK-së janë të mira por që ecin në mënyrë të heshtur.

“Unë i kam dëgjuar propozimet e LDK-së, disa prej tyre janë shumë të mira, kanë qenë propozime të duhura por kanë shkuar me një zë të heshtur”, ka vijuar Hoxha.

Tutje, Hoxha ka kritikuar se qeveritë e kaluara kanë pasur ngërçe politike, e të cilat sipas tij qeveria e Kurtit nuk është e interesuar t’i vazhdojë, theksi i veçantë këtu qëndron tek asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Aty ku e shoh unë ngërçin është burim lëshimet që janë bo në qeveritë e kalume e të cilat kjo qeveri nuk është e interesuar t’i vazhdojë, siç është asociacioni i komunave serbe. Në gjashtë muaj kemi presion që të zbatohet e kryeministri kërkon që të mos zbatohet, këtë qëndrim e kemi ditë nga fillimi. Ju si LDK keni pasur barrë sepse e keni sjellë atë vendim”, ka përfunduar Hoxha.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika