Të mërkurën e 18 janarit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar që një burrë ka ‘keqtrajtuar apo braktisur fëmijën’.
Ndërsa, bëhet e ditur se fëmija është dërguar në strehimore me vendimin e prokurorit dhe rekomandimin e Qendrës për Punë Sociale (QPS).
Kurse, i dyshuari është intervistuar nga policia, e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS- Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima me vendim të prokurorit dhe rekomandim të QPS-së është dërguar në strehimore. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.