Reduktime të ujit në Fushë-Kosovë, Obiliq, Podujevë e lagjen “Kalabria”

Gjatë mëngjesit të së enjtes, KRU Prishtina ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit të pijshëm në Lagjen Kalabria në kryeqytet, në komunën e Fushë Kosovës, Obiliq dhe Podujevë

Të enjten e 19 janarit, Kompania rajonale e ujësjellësit, “Prishtina” ka njoftuar për shkak të reshjeve atmosferike do të ketë reduktim të ujit në Fushë-Kosovë, Obiliq, Podujevë dhe në Lagjen Kalabria, në kryeqytet.

Ndërsa për komunën e Drenasit kanë thënë se mund të kalojën me autocisterna.

“Fushë-Kosova së bashku me Zonën Industriale, Lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë reduktim të ujit duke filluar nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në 16:00. Ujë do të ketë nga ora 16:00-20:00, pastaj reduktimi nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit” thuhet ndër të tjera njoftimet zyrtare të KRU Prishtinë.

Në vend më të rënduar, siç thuhet njoftimi, e kemi në komunën e Drenasit, por autocisternat bëjnë të lejojnë.

“Poashtu në Fushë Kosovë në kohë të reduktimit do të vendosim autobot për të kaluar me ujë deri në tejkalimin e ndryshimeve” thuhet në njoftim.

Sipas tyre, fshatrat e Podujevës do të reduktohen gjatë ditës rreth tri orë.

Kjo gjendje të bëjë të gjithë deri në qetësimin e kushteve, sipas njoftimit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika