Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, në takimin e Shefave të Mbrojtjes të NATO-s që është mbajtur të enjten, ka thënë se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme.
Ristuccia i ka falënderuar aleatët dhe partnerët për kontributin e tyre në përkrahjen e misionit të KFOR-it.
“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, ndonjëherë konvergjuese”, kështu ka njoftuar KFOR-i në Twitter.
The Commander underlined that #KFOR continues to daily and impartially implement its #UN mandate to maintain security & freedom of movement & stands ready to intervene if necessary. It also continues to create the conditions for the #EU-facilitated to consolidate and move forward
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) January 19, 2023
Gjeneral-majori, Angelo Michele Ristuccia, ka theksuar se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB-së, për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.
“KFOR-i po zbaton çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin që i buron nga OKB-ja, e që ka për qëllim lirinë e lëvizjes dhe ruajtjen e sigurisë”.
Po ashtu, ai ka theksuar se po krijon kushte që të konsolidohet dhe të ecë para dialogu i lehtësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë.