Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren.
Mehaj tha se FSK-ja është duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve në Skënderaj, Mitrovicë e Istog.
“Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skënderaj, Mitrovicë e Istog. Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për të vepruar në çdo kohë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj tha se situata është e menaxhueshme dhe uroi që të ketë sa më pak dëme.