PDK-ja ngrit dyshime për arsyen e rritjes së tarifave energjetike

Abelard Tahiri ka ngritur dyshime, duke thënë se nuk ka njohuri se si janë shpenzuar 100 milionë euro të ndara nga Qeveria për subvencionim të faturave

Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, ka ngritur dyshime për arsyen e rritjes së tarifave të energjisë elektrike, duke thënë se për tre muajt, shkurt, mars dhe prill, Kosova ka mbuluar kërkesën për konsum pavarësisht se qytetarët i kanë paguar faturat me tarifa të rritura.

Tahiri, në konferencë për media, ka prezantuar shifrat e prodhimit, eksportit dhe importit të energjisë elektrike gjatë katër muajve të fundit, duke thënë se nga ndarja e 100 milionë eurove për subvencionim të faturave nuk ka njohuri se si janë shpenzuar, por 25 milionë eurot e para, sipas tij, janë shpenzuar një pjesë nga KEK dhe KESCO.

“Ne e dimë që 25 milionë eurot e para janë shpenzuar, një pjesë nga KEK dhe KESCO, por më nuk dimë se si janë shpenzuar ato 100 milionë euro për subvencionimin e tarifave të qytetarëve. Për tre muaj, prodhimi në vendin tonë e ka mbuluar kërkesën për konsum, kur ne i kemi paguar faturat në rritje”, ka thënë Tahiri.

Ai, po ashtu, deklaroi se janë 8 sinjalizues nëpër institucione të Kosovës, të cilët ua kanë ofruar të dhënat për tre muajt e fundit se si ka ndodhur subvencionimi i rrymës prej 100 milionë eurosh, dhe sa ka prodhuar, eksportuar dhe importuar rrymë Kosova gjatë krizës së tre muajve të kaluar.

 

“Këta numra flasin shumë, këta numra duan shpjegim të prodhimit, eksportit dhe importit e duan një shpjegim. Të panjohurat tona janë, pse duhet të dyfishohet çmimi i energjisë elektrike, e që KEK nuk e ka shtrenjtuar vazhdon ta shesë të njëjtin, dhe pse duhet të subvencionohen tarifat me 100 milionë euro shtesë para të qytetarëve, kur poashtu nuk ka nevojë për import. Pra, ky është një projeksion që ka dalë nga institucionet tona dhe janë të dhëna zyrtare”, ka thënë ai.

Ai tutje ka bërë të ditur se do t’i ftojnë edhe personat të cilët janë të informuar lidhur me këto zhvillime, pasi, sipas tij, këto informacione nuk janë të plota pa praninë e tyre.

“Ne sot nuk kemi mandat t’i marrim ata njerëz, t’i pyesim për të gjitha këto punë dhe, pikërisht, është e nevojshme themelimi i komisionit hetimor që do t’i ftojmë këta 7 ose 8 persona në institucionet e Republikës së Kosovës që kanë dijeni për të gjitha këto informacione”.

Ndërkaq, Tahiri ka theksuar se Qeveria Kurti duhet të japë llogari se cila është arseyja që janë rritur tarifat e energjisë elektrike, duke akuzuar për këtë rast udhëheqësit e Korporatës Energjetike të Kosovës, për të cilët ka thënë se janë “të paaftë” dhe të “paditur”.

Tahiri i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të mos i pengojë dhe t’i lejojë deputetët e VV-së ta votojnë themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

“Këto fakte janë të mjaftueshme për një deputet të Kuvendit që të bindet se duhet një Komision Hetimor Parlamentar. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që mos t’i bllokojë deputetët e tij ta votojnë themelimin e Komisionit Hetimor”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se nuk do të ndalen për zbardhimin e çdo të vërtete ndaj krizës energjetike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) kishte miratuar vendosjen e bllokut tarifor në 800 kWh pas atij paraparak në 600 që ishte propozuar më parë, duke bërë që shpenzimet e energjisë elektrike të faturohen me tarifa të shtrenjta, pavarësisht se Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur masën e përkohshme ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ky vendim kishte ardhur pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm, Bajrush Xhemajli, me propozim për shtyrje të ekzekutimit të vendimit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika