Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka biseduar të enjten vonë nëpërmjet telefonit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Borrell ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Twitter, teksa ka thënë se me Blinken rikonfirmuan vendosmërinë e përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake.
Mes tjerash, ka treguar se është diskutuar edhe për Ballkanin Perëndimor, por që nuk ka dhënë detaje të mëtejme.
“Telefonata me Sekretarin Blinken ripohoi vendosmërinë tonë të përbashkët për të vazhduar ofrimin e mbështetjes kuptimplotë për Ukrainën, duke përfshirë edhe anën ushtarake. Gjithashtu u diskutua për Iranin, Ballkanin Perëndimor dhe Kinën. Koordinimi dhe uniteti transatlantik më i fortë se kurrë”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Call with @SecBlinken reaffirmed our joint resolve to continue providing meaningful support to Ukraine, including on the military side.
Also discussed Iran, Western Balkans & China
Transatlantic coordination & unity stronger than ever. We are committed to strengthen it further pic.twitter.com/T9qNhuCEWe
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 19, 2023