Është vërejtur pa shenja jete një foshnje në Vushtrri, orët e hershme të së enjtes.
Rastin në fjalë, Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.
“VDEKJE E DYSHIMTË/ Vushtrri 19.01.2023-05:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Krahas kësaj, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.