Pas takimit me pesëshen diplomatike, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme ta pranojë konceptin dhe të punojë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar.
Por, Vuçiq ka theksuar në takim të gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, shkruan “Danas“.
E për këtë shqetësim Vuçiq ka thënë se nuk mund të flas, pasi propozimi nuk është publik.
“..jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar, me faktin se një gjë e kam bërë shumë të qartë dhe kam treguar gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, por nuk mund të flas për këtë, sepse propozimi nuk është publik”, ka thënë Vuçiq.