Shënohet Dita e të Pagjeturve, kujtohet masakra e Mejës në Gjakovë

Ndonëse ende nuk dihet fati i më shumë se një mijë e 600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia, në Kosovë po shënohet Dita e të Pagjeturve

Lufta në Kosovë, 1999

Të mërkurën e 27 prillit, në Kosovë po shënohet Dita e të Pagjeturve, ndërkaq fati i më shumë se një mijë e 600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë ende nuk dihet.

Po ashtu, më 27 prill po shënohet edhe përvjetori i 23-të i masakrës së Mejës në Gjakovë, ku në vitin 1999, 376 persona u vranë e masakruan nga forcat serbe në mënyrë mizore.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në nderim të viktimave do të vendosë kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur.

Paslufta në Kosovë

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të bëjë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve dhe më pas në Mejë të Gjakovës.

Ndryshe, 23 vjet më parë, brenda pak orësh është kryer ekzekutimi dhe një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë.

Forcat serbe kishin rrethuar Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës, ku vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës ishin lënë të hapura.

Në rreth 15 fshatra të Gjakovës kishte filluar ekzekutimi i të gjithë djemve dhe burrave, shtëpi për shtëpi.

Disa nga mbetjet mortore të viktimave janë gjetur në varreza masive nëpër Kosovë, kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi.

Pamje nga paslufta në Kosovë

Në këtë ngjarje ishin masakruar 36 djem nën moshën 18 vjeç.

Provat e Tribunalit të Hagës tregojnë se më shumë se 30 oficerë dhe trupa serbe “ishin të përfshirë ose dinin rreth” masakrës së Mejës dhe “nuk bënë asgjë për ta ndaluar atë ose për të ndëshkuar ata që kryen krime”.

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

Ndërkaq, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, ka thënë se gjatë ditëve në vijim pritet që në Serbi të nisin gërmimet në një lokacion të dyshuar për varrezë masive.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti

Sipas tij, kërkesë urgjente e Kosovës mbesin imazhet satelitore, me anë të të cilave do të arrihej zbardhja e fatit të personave të zhdukur.

“Këto ditë delegacioni i Kosovës, në Serbi do të fillojnë gërmimet edhe në një lokacion të radhës. Kemi pritur dhe vazhdojmë me urgjencë t’i kërkojmë imazhet satelitore, sepse kemi pasur disa informacione për lokacione të ndryshme në Serbi”.

“Bazuar në praktikat e mëhershme, bazuar në Rudnicë e Kizhevak, të dyja kanë bërë dhjetë vite gërmim, dhjetë vite hulumtim nga ekipet tona, nuk duhet të jetë e njëjta sot, nuk mundemi të shkojmë pesë vjet me një lokacion, për shkak se dikujt i fiksohet të na sjellë rrotull, duke mos na treguar informacionin e saktë të varrezave masive”, është shprehur Hoti.

Ndonëse nuk e ka bërë të ditur lokacionin në të cilin do të gërmohet në Serbi, Hoti ka theksuar se Kosova vazhdon të kërkojë dokumente e incizime, të cilat, sipas tij, i posedon Serbia.

Hoti: Këto ditë do të nisim gërmimet në një lokacion në Serbi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika