Vendi ku ishin mbjellur perimet nuk duket. Përveç komunave në veri e perëndim të vendit, reshjet, kanë shkaktuar dëme edhe në komuna të tjera.
Niveli i ngritur i ujit nga lumi Llap në fshatra të Prishtinës ka bllokuar banorët.
“Shtëpitë e Vërbocit të Barilevës janë bllokuar në anën tjetër të rrugës, pasi që rruga kryesore është bllokuar nga vërshimet të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut”.
Ata të cilët jetojnë në këto shtëpi e kanë të pamundur të kalojnë në anën tjetër, por për urgjenca po përdorët një rrugë alternative malore.
Në ndërkohë, gjendje më e qetë është më poshtë, në Barilevë të Prishtinës. Aty niveli i ujit është më i ngritur se zakonisht por dëme në ekonomi familjare nuk ka bërë.
Bekim Qullaku, qytetar ka thënë se “Është ngritur uji por vërshime nuk ka pasur akoma, sot është t’u shku qetë. Në fshatin Barilevë akoma s’ka lajmëru kërkush, skom ni hala e çka bohet ma vonë nuk e di”.
E qytetari tjetër bëri me dije që reshjet e shiut nuk ishin ndalur për tri ditë.
Emin Rapica, qytetar ka thënë se “Qatje janë do shpija ma të ulëta, knej është fabrika e betonit, mundet me ndiku diçka por momentalisht po duket që niveli ka ra e tash nëse nuk ka ma të reshura të shiut po besoj që qetësohet”.
Vërshimet ishin lajmëruar paraprakisht nga Instituti Hidrometerologjik në disa rajone të vendit.