Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka njoftuar të shtunën herët në mëngjes se Impianti për Trajtimin e ujit në Shipol ka filluar punën të shtunën e 21 janarit.
“Impianti për Trajtimin e ujit në Shipol ka filluar punën heret në mëngjes. Momentalisht jemi duke punuar me kapacitet të reduktuar”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, rekomandohet që uji të mos përdoret për pije fillimisht por vetëm për nevoja tjera.
“Duke pasur parasysh se rrjeti i ujësjellësit ka qenë i zbrazur, rekomandohet që uji mos të përdoret për pije fillimisht por vetëm për nevoja tjera shtëpiake.Për zhvillime tjera do u informojmë me kohë”, bëhet e ditur në njoftimin e KRU “Mitrovica”.