Policia e Kosovës ka bërë të ditur se drejtoresha e shkollës fillore në fshatin Carralevë ka raportuar se në këtë shkollë është kryer një vjedhje.
Sipas njoftimit të PK-së, ankuesja ka raportuar se në kabinetin e biologjisë, persona të panjohur kanë vjedhur tetë laptopë.
“Ankuesja femër kosovare drejtoreshë e shkollës fillore ka raportuar se person-a të panjohur, nga kabineti i biologjisë kanë vjedhur 8 (tetë) llaptop. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.