Abdixhiku: Ndiejmë mungesën e politikës dhe vizionit të Rugovës për një Kosovë të lidhur ngushtë me rrugëtimin euro-atlantik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij. Abdixhiku është shprehur se në këtë ditë dallohet mungesa e tij për një Kosovë demokratike dhe të lidhur ngushtë me rrugëtimin euro-atlantik

Ilustrim (KP)

Në rastin e 17-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe te varri i Rugovës në Velani.

Abdixhiku ka theksuar se presidenti Ibrahim Rugova ishte shqiptari më i lartë i historisë së popullit shqiptar dhe i angazhuar për liri, pavarësi dhe demokraci.

Sipas Abdixhikut, Rugova është suksesi më i madh i shqiptarëve dhe popullit të Kosovës.

Tutje, Abdixhiku është shprehur se në këto ditë ndihet mungesa e Rugovës dhe politikës së tij për një Kosovë demokratike dhe të lidhur ngushtë me rrugëtimin euro-atlantik.

“Sot nderojmë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova i cili tash e 17 vjet, por gjurmët e tij dhe trashëgimia e tij politike qenësore vazhdon të jetë qenësore për ne dhe për Republikën e Kosovës. Ibrahim Rugova ishte ati themeltar i shtetit të Kosovës, ishte prijësi i shtetit dhe prijësi unik i lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve. Po ashtu, ishte shqiptari më i madh i historisë së popullit shqiptar dhe angazhimi i tij për liri, pavarësi dhe demokraci është suksesi më i madh historik i shqiptarëve dhe vetë popullit të Kosovës. Sot ndiejmë mungesën e tij, urtësisë së tij, politikës së tij dhe vizionit të tij për një Kosovë demokratike, e ndërlidhur ngushtë me rrugëtimin euro-atlantik dhe drejtë së ardhmes”, është shprehur Abdixhiku derisa po bënte homazhe te varri i Rugovës.

Ndryshe, ish-presidenti Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.

Abdixhiku ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se programi dhe vizioni i Rugovës për një Kosovë të pavarur e sovrane mbetet udhërrëfim për tjerët sot.

“Programi dhe vizioni i tij politik për një Kosovë të pavarur e sovrane, e barabartë mes popujve të familjes euroatlantike, me miqësi të përhershme me ShBA-të u bë shpejtë platformë nacionale e shqiptarëve të Kosovës. Kjo platformë vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne dhe sot. Rugova udhëhoqi me përpjekjen tonë për liri, udhëhoqi me përpjekjen tonë për demokraci, dhe udhëhoqi me përpjekjen tonë për pavarësi”, ka shkruar Abdixhiku.

Derisa e quajti Rugovën figurë më të madhe historikë të popullit të Kosovës, me të cilën sipas tij mund të identifikohet gjithë populli.

“Si i tillë, ai mbetet figura më e madhe historike e gjithë popullit së Kosovës. Identifikimi me të, dje, sot dhe nesër, paraqet vlerë; e këtë vlerë ne do ta mbrojmë dhe kultivojmë me përkushtim, me dije dhe me admirimin më të madh”, ka vijuar Abdixhiku.

Abdixhiku ka kujtuar përmes postimit të tij gjithë veprimtarinë letrare, politike e jetësore të ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.

17 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika