Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës në lidhje me akuzat për “mashtrim me viza”.
Bashkë me Zekën, janë liruar edhe tre të akuzuarit tjerë për dyshimet e njëjta.
Pasi morri lajmin nga gjykata për pafajësinë e tij, ai shkroi në Facebook se kurrë nuk ka përjetuar torturë më të madhe se sa kjo e pesë viteve të fundit.
“Pas 5 viteve vuajtje shpirtërore, fizike, materiale, morale, sot, Gjykata, nga një trup gjykues qe vendosin mbi prova, e jo fjale rrugësh, me ka shpallur te pafajshëm nga te gjitha pikat e akuzave: mashtrim me viza, shpëlarje parash, dhe shmangie nga tatimi”, ka shkruar Zeka.
Në aktakuzën me të cilën rëndohej Zeka dhe tre të tjerë, thuhej se kanë mashtruar rreth 900 persona duke iu premtuar atyre viza pune për Gjermani.