Vuçiq për takimin me pesëshen ndërkombëtare: Dje ishte njëra nga ditët më të vështira për Serbinë, na presin telashe

Një ditë pas takimit me pesëshen e ndërmjetësve ndërkombëtarë në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se dje ishte njëra nga ditët më të vështira për Serbinë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me diplomatët ndërkombëtar në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar takimin e djeshëm me emisarët nga BE-ja dhe ShBA-ja duke paralajmëruar një fjalim të hënën lidhur me të gjitha problemet dhe zgjedhjet që Serbia duhet të bëjë.

Vuçiq tha se dita e djeshme ishte një nga ditët më të vështira për Serbinë, duke theksuar se do të kenë probleme në të ardhmen.

“Dje ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë. Kurrë nuk u jam fshehur njerëzve në Serbi kur ndodhin gjëra të tilla. Do të kemi shumë telashe dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen, për këtë na duhet unitet”, tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se Serbia nuk mori mbështetjen që priste.

“Nga ata që e prisja, për shkak të përgjegjësisë që duhej të tregonin, përfaqësuesit tanë politikë – nuk e morëm. Ne morëm bashkimin e tyre, pavarësisht se ata vetëm pak ditë më parë thoshin të kundërtën – për një temë ku askush nuk duhet të dalë kundër askujt. Fatkeqësisht, ata zgjodhën të dilnin kundër Serbisë edhe këtë herë”, ka thënë Vucic, shkruan “Danas”.

Gjatë ditës së djeshme i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me këshilltarët e politikës së jashtme të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe atë amerikan Escobar, ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin, ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika