Lirohet për qarkullim tuneli afër liqenit të Ujmanit

Tuneli i bllokuar afër pendës së liqeni të Ujmanit është liruar për qarkullim

Tuneli afër pendës së liqenit të Ujmanit

Ministri I Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se tuneli i bllokuar afër pendës së liqenit të Ujmanit për një kohë të shkurtë është arritur të lirohet për qarkullimin.

Aliu tha se si ministri janë duke shqyrtuar mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet, të gjejnë zgjidhje tjera në rast të bllokimeve.

“Bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kemi hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur që ta lirojmë për qarkullim. Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po shqyrtojmë mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet, të gjejmë zgjidhje tjera në rast të bllokimeve të tilla, potencialisht të funksionalizojmë bypaset e rrugëve ekzistuese dhe po ashtu ndërtimin e rrugëve të reja”, ka shkaru Aliu në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika