Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka diskutuar rreth sigurisë rajonale dhe globale me studentë të Programit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim.
“Me studentët e mbi 15 vendeve të ndryshme të cilët ndodhen në vizitë studimore në Kosovë, diskutuam lidhur me situatën e sigurisë në vend, rajon dhe botë. Kënvdeshtrime, mendime dhe perspektiva të ndryshme të tyre lidhur me ngjarjet e fundit dhe të ardhmen tonë të përbashkët, duke kontribuar në krijimin e ambientit të qetë, të sigurt dhe paqesor”, ka thënë ministri Mehaj.
Ministri Mehaj ka theksuar se Republika e Kosovës respekton dhe garanton liritë dhe të drejtat e njeriut.
“Ne jemi pjesë e familjes evropiane dhe si të tillë kemi më shumë të përbashkëta sesa dallime. Duhet të fokusohemi në gjërat që na bashkojnë dhe të zvogëlojmë ata që na ndajnë”, ka potencuar Mehaj.
Sipas ministrit Mehaj, “kontributi i të gjithëve është i domosdoshëm për të garantuar paqen në rajon dhe botë”.