Pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, komuna e Skenderajt ka vendosur t’u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Kjo komunë, përmes një njoftimi, u ka bërë thirrje qytetarëve se në rast se kanë nevojë për gjëra ushqimore, veshmbathje apo batanije, mund të telefonojnë në numrat kontaktues të kësaj komune, numra në të cilët përfshihen zyra për informim dhe zyra për logjistikë.
Ndër të tjera, komuna e Skenderajt në njoftimin e lëshuar, bën të ditur se qytetarët mund të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore në rast se kanë nevojë.
Kjo komunë për të qenë më afër qytetarëve po i ndihmon ata, duke qenë se ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura që shkaktuan vërshimet, disa familje kanë mbetur edhe pa kulm mbi kokë.