Të dielën shënohet 25-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari

Të dielën e 22 janarit, shënohet 25-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz

Kompleksi memorial "Adem jashari", Prekaz

Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes “Jashari”, kishin lëvizur forca të Policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të Policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Pas disa orë luftime dhe rezistencë, forcat pushtuese detyrohen të tërhiqen, ashtu siç u tërhoqën në sulmin e parë kokulur, madje ishte hera e dytë që po humbnin betejën.

Në vendosmëri për të mos lejuar armikun të shkelë në këtë tokë, gjatë këtij sulmi kishin mbetur të plagosura Selvete Jashari, vajza e Hamzës, e cila, pas marsit të përjetësisë do të bëhej dëshmore dhe Ilirjana Jashari, vajza e Rifatit.

Sulmet mbi familjen Jashari nuk u ndalen. Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin, shkruan KP.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika