Murtezaj: Institucionet duhet ta sqarojnë rastin Berishaj

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që sa më parë të dalin me sqarime në lidhje me dyshimet e një skandali të mundshëm financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet të jetë e shpejtë dhe ta sqarojë rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj.

Murtezaj i cili ishte i ftuar në emisionin “Five”, të Rtv Dukagjinit, theksoi se sqarimi i krejt situatës së krijuar nuk është i vështirë.

“Ajo çfarë mund të themi sepse këto janë rezultat të një klime populiste për një kohë të gjatë. Sjellja e qeverisë duhet të jetë e shpejtë. Shpejtësia e reagimit ka të bëjë me sqarimin e situatës. Duhet të vërtetohet dhe kjo nuk është gjë shumë e vështirë mjafton një komunikim i trekëndshit institucional, dhe po ashtu një komunikim me ambasadorin, gjërat kryesore mund të sqarohen pastaj detajet mund të lihen më vonë”, ka deklaruar Murtezaj.

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj

Sipas tij, është e domosdoshme që institucionet të dalin me një sqarim edhe nëse nuk ka asgjë të jashtëligjshme që e lidhin ambasadorin Berishaj me ndonjë krim.

“Tash janë bërë disa ditë dhe ju takon udhëheqësve dhe ambasadorit të japin sqarimet e duhura, nëse situata është e qartë dhe gjërat janë në rregull atëherë prapë ju takon që të sqarohen”, ka thënë ai.

Murtezaj shtoi, se duhet të ketë një balanc mes ruajtjes së individit dhe imazhit të shtetit, sipas tij duhet të mbizotëroj interesi madhor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika