Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), edhe të dielën e 22 janarit, kanë vazhduar mbështetjen e tyre për qytetarët që pësuan dëme nga vërshimet e fundit.
“Forca e Sigurisë së Kosovës, edhe sot është në zonat ku ndodhën përmbytjet, për t’u dalë nē ndihmē qytetarëve të prekur, të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre”, shkruhet në postimin e FSK-së në Facebook.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se janë grumbulluar pajisje higjienike e ushqimore, të cilat po shpërndahen nga FSK në komunat më të prekura si Mitrovica e Skenderaj.
Një gjë e tillë, sipas tyre, po bëhet në mënyrë që të lehtësohet sadopak jeta e vështirësuar që u shkaktua nga përmbytjet.
FSK ka theksuar se është në gatishmëri për t’i ndihmuar qytetarët me kapacitetet e saj njerëzore e teknike.