Nënshkruhet traktati për transferimin e të burgosurve danezë në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Danimarka, Nick Haekkerup, nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese

Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës, Nick Haekkerup të martën kanë nënshkruar traktatin i cili do të mundësojë transferimin e të burgosurve danezë në Kosovë.

Sipas njoftimit të MD-së, nënshkrimi i këtij traktkati do të mundësoj zgjerimin e bashkëpunimit politik e zhvillimor në mes të dy vendeve.

“…sot nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, sikurse edhe përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës, Nick Haekkerup

Ky nënshkrim vjen si pasojë një marrëveshjeje të mëhershme në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e 300 të burgosurve danezë në Kosovë.

Kjo marrëveshje do të jetë e vlefshme për dhjetë vjetët e ardhshme, kurse Kosova do të përfitojë rreth 210 milionë euro.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika