Berishaj mohon të jetë takuar ndonjëherë me kryeministrin slloven: Nuk e njoh, kurrë s’kam qenë në kontakt me të

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e ka mohuar të jetë takuar ndonjëherë me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob. Ai ka thënë se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetëm i tillë mbetet

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka deklaruar se nuk e njeh kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Ai i ka cilësuar si lajme të rreme raportimet e Golobit, teksa shton se nuk është takuar asnjëherë me të.

“Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Robert Golob nuk e njoh, kurrë nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetëm lajm i rrejshëm mbetet”, ka shkruar Berishaj në Facebook.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, të enjten u mundua të shfajësohet përmes një deklarimi publik, pas dyshimeve për përfshirje në skandalin financiar me ambasadorin e Kosovës në Kroaci.

Kryeministri Golob është pyetur në emisionin Odmevi në RTS skandalit financiar ku i përfshirë është Martin Berishaj.

Golob deklaroi se sa i përket përfshirjes së emrit të tij “e gjitha është një trillim”.

Sipas tij, si lajm është sponzorizuar nga kundërshtarët e tij politik.

“A e dini se kush e nisi këtë?”, e pyeti Golob gazetarin, “Këtë e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve tona. Në atë kohë ata thanë se më financuan mua dhe fushatën time”.

Golob shtoi se më vonë u zbulua se Berishaj në fakt nuk është i afërt me të, por me kundërshtarin e tij Janez Jansha.

“Në gjysmë të rrugës morëm vesh se ky zoti Berishaj, i cili meqë ra fjala është ambasador në Zagreb, është mik personal i Janez Jansha, dhe në momentin që çështja u zhduk nga Sllovenia tani u ringjall, me sa duket në Kosovë”.

Golob shtoi se nuk e di kush e ka “ringjallur” çështjen, “ndoshta miq, armiq, nuk e kam idenë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika