I ftuar në emisionin “Dueli Sporti”, një nga donatorët e FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka bërë thirrje që të bëhet një zgjidhje për licencim për Federatën e Futbollit e Kosovës nga MKRS-ja.
Ai tha se “i bëj thirrje ministrit që të bëj një zgjidhje, sepse po dëmtohen kluben”. Ejupi po ashtu shtoi se “ne, te Prishtina kemi humbur shuma të mëdha në sezonin e kaluar deri në vitin e ri. I kemi pasur donatorët dhe kontratat e përfunduara, dhe nuk kanë mundur t’i marrin vërtetimet sepse Federata nuk është e licencuar”.
Kujtojmë që nëse FFK-ja nuk licensohet nga MKRS-ja, atëhere klubet nuk mund të përfitojnë nga ligji për sponzorizim.
“Dueli Sportiv” do të ju shoqërojë çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00. Përveq diskutimeve për sportin vendor dhe atë ndërkombërtar shumë shpejtë do te ketë edhe shumë risi tjera.