Baerbock: Gjermania nuk do ta pengojë Poloninë që t’i japë Ukrainës tanke

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se qeveria gjermane nuk do të kundërshtojë nëse Polonia vendos t’i sigurojë Ukrainës tanke luftarake Leopard 2.

Baerbock deklaroi se Polonia nuk ka kërkuar zyrtarisht miratimin e Gjermanisë për një gjë të tillë, por nëse kërkohet, Gjermania nuk do ta pengojë.

Ajo shtoi se zyrtarët gjermanë e kuptojnë rëndësinë e këtyre tankeve për Ukrainën dhe se çështja aktualisht po diskutohet me partnerët, shkruan REL.

Deklarata e ministres së Jashtme gjermane vjen pasi kryeministri i Polonisë kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leopard, duke thënë se ky qëndrim i Berlinit është “i papranueshëm”.

Nëse Berlini refuzon që ta furnizojë Ukrainën me tanke, “ne do të ngremë një ‘koalicion të vogël’ të shteteve që janë të gatshme të dhurojnë disa prej pajisjeve të tyre moderne, tankeve të tyre moderne”, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Përmes një deklarate të përbashkët, të shtunën ministrat e Jashtëm të tri shteteve të Baltikut i bën thirrje Gjermanisë “t’i japë tani tanke Leopard Ukrainës”.

Edhe pse Gjermania është një nga donatorët kryesorë të armëve për Ukrainën, qeveria në Berlin ka qenë e kujdesshme në rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika