Tre persona nga komuna e Ferizajt janë arrestuar të dielën mbrëma nën dyshimet se kanë tentuar të vjedhin kabllo të instalimit elektrik në shkollën e mjekësisë e cila është në ndërtim e sipër.
Në njoftim thuhet se me të marrë informatën i kanë marrë menjëherë veprimet e duhura dhe i kanë zënë të dyshuarit në flagrancë.
Vlera e dëmit sipas ankuesit përllogaritet të jetë 20 mijë euro.
“Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe në flagrancë kanë kapur tre persona të dyshuar të cilët ishin duke vjedhur kabllo të instalimit elektrik të objektit”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë”.