Një lokalit në Zubin Potok i është vënë flaka.
Kështu thuhet në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës ku thuhet se një person ka raportuar se lokali i tij është tentuar të digjet nga persona të panjohur.
Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Zubin Potok 21.01.2023 – 21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin lokalit të tij, me ç’rast zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”.