Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
“Bashkëbiseduam për çështjet aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës” ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se Kosova është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese.
“Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen dhe miqësinë e pathyeshme e historike mes dy vendeve tona”, ka vijuar ai.