Ky është parku që duhet të rezervosh biletën për ta vizituar

Parku "Diamond Head" krijon sistemin e rezervimit të biletave për vizitorët

Për një nga vendet më të njohura të Hawaii, kushdo që është jashtë shtetit do të ketë nevojë për një rezervim dhe vizitë.

Sistemi i ri për Monumentin ikonik të Diamond Head, do të hyj në fuqi më 12 maj ka njoftuar “Departamenti i Tokës dhe Burimeve Natyrore të Shtetit (DLNR), të hënën në një njoftim për shtyp.

Në ishullin O’ahu, Diamond Head është një nga vendet më të vizituara të shtetit, ka thënë DLNR. Ky vend është i njohur për pamjet mahnitëse përgjatë shtegut të ecjes. Sistemi është planifikuar të aktivizohet të enjtën, me 28 prill dhe do të lejoj rezervimet 14 ditë përpara, transmeton “CNN travel”.

Diamond Head

Në njoftimin për shtyp thuhet se personat që nuk kanë patent shofer ose ID në Hawaii, duhet të kenë siguruar një rezervim për të hyrë në park. Banorët e shtetit do të kenë akses të lirë pa rezerva por hyrja do të varet nga fakti nëse lihen hapësira parkimi.

Pse po ndodh kjo në Diamond Head?

Hawaii po përballet me problemet e njëjta që i kanë parqet kombëtare të SHBA-së dhe Venecias, mbledhjen e shumë njerëzve në të njëjtën hapësirë dhe kohë. Ndërsa, mbipopullimi mund të përkeqësojë përvojen e udhëtimit dhe t’i dëmtojë gjërat që njerëzit duan t’i shohin.

“Sistemi i ri i rezervimit do të zbusë ndikimet mjedisore të shkaktuara nga trafiku, do të zvogëlojë bllokimin e automjeteve në park dhe lagjet përreth dhe vizitorët do të  shijojnë monumentin”, thuhet në njoftimin e lajmeve.

Diamond Head

Ky është parku i tretë botëror që kërkon rezervime, thuhet në njoftimin. Dy parqet tjera janë Parku Shtetëror Ha’ena në Kaua’i dhe Parku Shtetëror Wai’anapanapa në Maui. Rezervimet kërkohen dhe në “Ruajtjen Natyrore të Gjirit Hanauma” në O’ahu.

“Ne e përgëzojmë DLNR-në për realizimin e këtij sistemi të rezervimit, për të mbështetur përpjekjen e menaxhimit të fluksit të vizitorëve dhe banorëve në Monumentin e Shtetit, Diamond Head, dhe për të bërë përvojën më të këndshme për të gjithë”, tha drejtori ekzekutiv i “Byrojes së Vizitorëve” në O’ahu, Noelani Schilling-Wheleer.

Të fundit nga rubrika