Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, shefi i ekzekutivit e ka falënderuar ambasadorin Sakar për bashkëpunimin në Kosovë.
Ai e ka vlerësuar angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme.
“U theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Kurti i uroi ambasadorit Sakar suksese në angazhimet e tij të radhës.