Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka votuar në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, të martën e 24 janarit.
Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se ky projektligj ka lënë për të dëshiruar dhe duhet të ndryshohet.
Dreshaj ka shtuar se “një profesionist shëndetësor mendoj që duhet të gjejë diskrepanca mes realitetit dhe asaj që është shkruar në këtë ligj. Ky ligj ka shumëçka që duhet të ndërrohet në të”.
Deputeti i AAK-së ka theksuar se nuk ka marrë pjesë në votimin e këtij projektligji e as deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i cili u shpreh se ky projektligj ka mangësi.
“Ai i cili e ka vendosur që me këtë ligj të shfuqizohet ligji anticovid, ka qenë duke mbledhur materiale. Por është me mangësi të madhe. Krejt materia e brendshme nuk flet. Ligji është bërë pak për nguti”, ka potencuar tutje ai.