Kërkohet shkarkimi i logopedit që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm

QKUK

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social ka kërkuar shkarkimin e logopedit, Iljasa Fazliu që dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë me autizëm, kjo pasi ai është rikthyer sërish në punë në QKUK.

“Sot, ndonëse faktet për abuzimin e ushtruar nga Iljasa Fazliu janë publike dhe të padiskutueshme dhe i njëjti është ende nën hetime si dhe ende nuk ka pranuar licencën e tij nga Oda e Infermierëve të Kosovës, ai vazhdon të punojë në ShSKUK si logoped. Vendimi i kthimit i të Iljasa Fazliut në punë paraqet rrezik për shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës dhe precedent të dëmshëm”, thuhet në reagim.

Këtë Qendra për Informim dhe Përmirësim Social e ka quajtur të papranueshme.

“Si shërbim i cili duhet të ketë në qendër nevojat e pacientëve, e jo të ruajë abuzues të cilët mbulohen nën petkun e profesionistit, ShSKUK ka për obligim që të sigurojë standardin më të lartë të shërbimeve të cilat ofron. Andaj, ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Iljasa Fazliut nga ShSKUK dhe të komisionit disiplinor të cilët e kanë mundësuar kthimin e tij”.

Tutje thuhet se këto shkarkime janë të domosdoshme për të ofruar një hapësirë të sigurt të punës dhe për të rifituar besimin e qytetarëve.

“Me këtë vendim, ShSKUK i vendosë në rrezik të abuzimit të mëtejshëm të gjithë fëmijët të cilët mund të kërkojnë trajtim nga logopedi, çkamund të shkaktojë, ndër të tjera, çrregullime të depresionit, ankthit, apo të shfaqë mendime për vetëvrasje. Kjo gjithashtu e forcon normalizimin e dhunës, duke e bërë atë institucionale dhe të pandëshkueshme”.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) më 20 janar kishte bërë të ditur se mjeku është rikthyer sërish në punë në QKUK “vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit”.

“Këtë vendim Komisioni Disiplinor e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë”, thuhej në përgjigjen e QKUK-së për Portalin Dukagjini.

Ndryshe, logopedi për të cilin ishte raportuar se ka abuzuar në ordinancën e tij me një fëmijë me autizëm, nuk kishte licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Gjilan i kishte caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit I. F, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë me autizëm, duke u ngarkuar me veprën penale, “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika