Me 1 shkurt hapet Ekspozita Ndërkombëtare Çmimi ‘Muslim Mulliqi’

Edicioni 14-të i Ekspozitës Ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi” do të hapet më 1 shkurt 2023 në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Galeria Kombëtare e Kosovës

Edicioni 14-të i Ekspozitës Ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi” do të hapet më 1 shkurt 2023 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Galeria Kombëtare e Kosovës  ka njoftuar se edicioni i 14-të i kësaj ekspozita është kuruar nga Christian Mosar dhe Raimund Stecker.

Ndërsa, fituesi i çmimit “Muslim Mulliqi” do të përzgjidhet në hapje të ekspozitës.

Pjesëmarrësit kryesor të këtij eventi do të jenë: Bianca Baierl, Artan Balaj, Heinz Baumüller, Ralf Fritz Berger, Ben Greber & Bram Kuypers, Jojo Gronostay, Clegg & Guttmann, Avdi Hajdari, Driton Hajredini, Bardh-I (rafet) Jonuzi-T, Majlinda Kelmendi, Filip Markieëicz, Faton Mazreku, Agron Mulliqi, Pasha Rafiy, Yvonne Roeb, Titus Schade, Eric Schumacher, Junior Toscanelli, Gan Erdene Tsend, Laureta Vogliqi, Kristin Ëenzel, Qazim Xhylani, Alket Zeqiri, dhe Lulzim Zeqiri.

Ekspozita Ndërkombëtare dhe Çmimi “Muslim Mulliqi” organizohet nga GKK-ja dhe si qëllim ka promovimin e artit pamor në Kosovë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26 shkurt.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika