Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Ministrinë e Financave, për rritjen e tatimit në pronë për vitin 2023.
Ky veprim sipas Haradinajt do ta vështirësojë jetën e qytetarëve sidomos edhe pas rritjes së çmimeve të produkteve esenciale.
“Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po e gënjen popullin.