Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mohuar se ka lidhje me sh-agjentin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal, i cili dyshohet se e kishte fshehur një takim me kryeministrin me vetë kryeministrin Rama.
Rama ka shkruar se Charles McGonigal, është akuzuar në Amerikë për gjëra që nuk kanë lidhje me të.
Ai i ka krahasauar mediat dhe opozitën me “Bigbrother”
Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve! Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur”, ka shkruar Rama në Tëitter.
Sipas prokuorëve amerikanë, McGonigal dyshohet se është takuar në mënyrë të fshehtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.