Pas Dritës, Gjakovës edhe një klub tjetër i Superligës ka dalë kundër draft-statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili do të hidhet në votim në Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i cili do të mbahet këtë të premte me 27 janar.
“Xehetarët” thonë se e kanë analizuar me kujdes të veçantë draft-statutin e FFK-së, ndërsa konsiderojnë se ky proces ka shkelje serioze të procedurave statutare dhe ligjore.
Klubi futbollistik Drita gjatë ditës së 24 janarit bëri një komunikatë zyrtare ndaj FFK-së ku ka paraqitur nëntë pika në të cilat sipas tyre ka shkelje në draft statut.
Klubi futbollistik Drita ka sçaruar se pse draft-statuti i FFK-së ka kryer shkelje të rëndë, duke përmendur 9 pika si vijim:
“1. Neni 2 , paragrafi o, (të mënjanoj konfliktin e interesit të organeve , trupave dhe komisionet e FFK-së, është në kundërshtim me nenin 47 pika 2ku thotë: kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve të përhershme mund të jenë anëtarë të KE me përjashtim të atyre të Komisionit të Referëve te cilët nuk mund të jenë pjese e KE, dhe Neni 3 ku thotë: se anëtaret e secilit Komision të Përhershëm emërohen nga KE me propozimin e anëtareve të FFK-së ose presidentit. Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme caktohen për një mandat 4 vjeçar. Ata mund të merohen ose shkarkohen nga KE ne çdo kohe pa miratimin e Kuvendit.
2. Nenin 28 , Delegatët, nuk është përfshirë përfaqësimi i Shoqatës së e Futbollistëve Aktivë një (1) delegatë. Përfaqësimin në Kuvend duhet ta kenë ata që zhvillojnë garat në futboll, është pa logjikë qe Shoqata e trajnerëve dhe shoqata e referëve të përfaqësohen në Kuvend por të mos ketë përfaqësim shoqata e futbollistëve aktivë. Gjithashtu duhet të përcaktohet se kush i zgjedhë këta përfaqësues , me qëllim të ndalimit të abuzimeve dhe eliminimit të konfliktit të interesit siç po ndodhe aktualisht. Mos përfshirja e përfaqësimit të futbollistëve është në kundërshtim me të Kartën e të Drejtave të njeriu dhe Kushtetutën Kosovës.
3. Neni 30 pika 4. Është ndesh me të gjitha parimet juridike për kuorum , thotë: pasi shpallet se Kuvendi është thirrur dhe përbërë me këtë Statut, kuorumi nuk ndikohet nga delegatët që largohen. ( kjo është absurde sepse nuk mund të ketë vendimmarrjen nëse delegatë braktisin Kuvendin dhe nuk ka vendimmarrje pa kuorum).
4. Nenin 32 paragrafi 8, pika f, ku thuhet të ketë qenë tash më aktivë në organizim të futbollit-anëtarë të drejtpërdrejtë të FFK-së në 5 vite e fundit (ky kriter nuk aplikohet për kandidatë për pozitat në komisionet e pavarura). Ky kritere është eliminues për shumë emra të njohur të futbollit Propozimi aktual ne Draft Statut që kandidatët për president, anëtar të KE, të ketë qenë tashme aktive ne organizim te futbollit – anëtarë të drejtpërdrejtë te FFK-së në pesë (5) vitet e fundit është kriter diskriminues për të gjithë anëtaret e FFK-së që në 4-5 vitet e fundit kanë investuar miliona euro në futbollin e Kosovës, apo pamundëson emra e lavdishëm të futbollit si Shaqir, Xhaka, Muriqi, Hasi , Kozniku të kandidojnë nesër për pozita udhëheqës në FFK ngase nuk janë aktivë të angazhuar në FFK në 5 vitet e fundit.
5. Neni 35 pika. Është në kundërshtim me Statutin e UEFA dhe FIFA dhe parime e përgjithshme juridike ku thotë se KE thërret Kuvend të Jashtëzakonshëm nëse më shumë se 2/3 e anëtarëve të Kuvendit e bëjnë një kërkesë të tillë me shkrim ose më shumë se 50% e pozicioneve të KE bëhen të lira. Kriteri 2/3 i propozuar në Draft Statut për thirrje të Kuvendit të Jashtëzakonshëm është absurd sepse pamundëson ngritjen e çështjeve që mund të jenë urgjente dhe të rëndësishme për anëtarët e FFK-së. Norma 1/3 është pothuajse kriter ndërkombëtarë, është kriter i UEFA-së dhe FIFA-së dhe Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të Jashtëzakonshme me 1/3 ndërsa Kuvendi i FFK-së me 2/3 nuk ka logjikë. Edhe për çështje që duhet votim i thjeshtë , vendoset norma e 2/3 qe është në kundërshtim me parimet e demokracisë dhe vendimmarrjes.
6. Neni 43, paragrafi 1, pika d, ku thuhet, mbikëqyrjen e punës e Sekretari të përgjithshëm që bie ndesh me Statutin e UEFA dhe FIFA.
7. Neni 43, paragrafi 1 , pika f, bie ndesh me nenin 33 paragrafin 2 , nenin 33 paragraf 1, 2 dhe 4 dhe nenin 40 paragraf 2, Neni 46, pika 2, është ndesh me rekomandimet e MKRS sepse aty kërkohet kontratë punë për sekretarin bazuar në Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës.
8. Neni 79, paragraf 2 dhe Neni 80 pika 1 dhe 2, ju merret e drejta klubeve për të vendos për të drejta televizive të ligave ku garojnë dhe vendimmarrje për sponsorizim të ligave.
9. Neni 88 dispozitat kalimtare janë të dizajnuara për të vazhduar mandate për anëtarët e KE dhe për të rehatuar normat për vet, ku presidenti dhe KE eliminojnë kriteret e integriteti për veti”, kanë shkruar FC Drita.