Lajçak dhe Bislimi takohen për darkë pune

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, do ta zhvillojnë një takim pune

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pritet të takohen sonte.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, i cili bëri të ditur se do të takohen për një darkë pune.

Gjatë ditës, REL, ka raportuar se Lajçak, do të qëndroj në Kosovë për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës, kishte dalë me njoftim se nuk ka asnjë kërkesë për një takim nga Lajçaku për kryeministrin Kurti.

Lajçak, ka deklaruar se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve i ka 11 pikave, dhe se me gjithë inkorporimin e komenteve të Kosovës dhe Serbisë, filozofia e propozimit nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika