Në orët e mbrëmjes së 25 janarit, është arrestuar i dyshuari, i cili është vetëdorëzuar në polici. Ai dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja kishte ndodhur më 20 janar të 2023-tës, në Mitrovicë, ku dyshohet se i dyshuari nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në veturën e ankuesit e cila ishte goditur nga dy predha, përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë” e ndodhur me datën 20 janar 2023, në rrugën ‘Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku dyshohet se i dyshuari rreth orës 21:45, nga vetura e tij në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në veturën e ankuesit e cila ishte goditur nga dy predha, përveç dëmeve materiale nuk kishte të lënduar”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, me një fishek.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.